Petra De Sutter, gjinekologe dhe anëtare e Partisë së Gjelbër në Parlamentin Europian, është emëruar si zëvendëskryeministre në Belgjikë, duke u bërë zv/kryeministrja e parë transgjinore në Europë.

De Sutter përmes një postimi në Twetter është shprehur mirënjohëse për besimin që i është dhënë në lidhje me këtë pozicion.

Organizatat LGBTQ në Belgjikë e kanë përshëndetur emërimin e De Sutter si një “moment historik”, sepse roli i saj në qeverinë e re nuk ka shkaktuar një furi mediatike në vend.

“Ne jemi të lumtur që një anëtar i komunitetit trans është emëruar në këtë post të lartë politik,” tha  Matt Beard, drejtor ekzekutiv i grupit ndërkombëtar All Out.

57-vjeçarja është gjinekologe dhe eksperte e fertilitetit në Universitetin e Ghent dhe njihet për pikëpamjet e saj të forta rreth shëndetit seksual dhe çështjeve trans.