Ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku i ka dorëzuar medaljen ‘Urdhri i Lirisë’, këshilltarit për Siguri Kombëtare të presidentit Donald Trump, Rober O’Brien.

Ky i fundit në një postim në rrjetin social Twitter shkruan se është thellë i nderuar për këtë medalje, ndërsa ka thënë SHBA-të janë krenar që kanë lehtësuar arritjen e një marrëveshje ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Thellë i nderuar pas paraqitjes së Medaljes Presidenciale të Meritave nga ambasadorja e Kosovës, Vlora Çitaku. Shtetet e Bashkuara janë krenare që kanë lehtësuar normalizimin ekonomik midis Serbisë dhe Kosovës dhe ne do të vazhdojmë të ndërtojmë këtë moment”, ka shkruar O’Brien në Twitter.

Ndryshe, presidenti Hashim Thaçi, ka dekoruar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, me Urdhrin e Lirisë, dekoratën më të lartë në Kosovë, për angazhimin e tij për të arritur një marrëveshje të paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë, ndërsa ambasadorin Grenell dhe këshilltarin O’Brien i ka dekoruar me Medaljen e Meritave për rolin e tyre në arritjen e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve ekonomike në mes dy vendeve.

Burimi: telegrafi