Përbërësit:

1 filetë pule Kripë, piper Vaj ulliri Hudhër Rozmarinë 100 g galetë 100 g miell 2 vezë 1 kungull 1 karotë 1 patate

Përgatitja:

Marinojmë pulën me kripë, piper, vaj ulliri, rozmarinë dhe hudhër. Presim perimet në copa dhe i marinojmë me kripë dhe piper. Lyejmë tavën me vaj ulliri, vendosim perimet. Lyejmë filetën me miell, vezë dhe galetë. E vendosim në tavë në mes të perimeve dhe i pjekim në furrë të para ngrohur me 200 gradë për 30 minuta. E presim në feta dhe e shoqërojmë me perimet e pjekura.

 

Burimi: Living