Këngëtarja e njorhu, Miriam Cani, është shkëputur disa kohë nga projektet televizive për t’ju përkushtuar familjes së saj. Pasi solli në jetë Ameli, Miriam u rikthye në muzikë por shtatzënia e dytë e bëri të shkëputej sërish.

Në janar të këtij viti, ajo u bë nënë për herë të dytë e një djali të quajtur Duam dhe tashmë që vogëlushi është rritur Miriam ka paralajmëruar projekte të reja, por pa zbuluar shumë detaje.

“Gjëra të bukura në horizon”, shkruan Miriami krahas fotos së saj. Duke qenë një artiste mjaft e dashur për publikun, me siguri kurioziteti është i madh nga fansat për të parë çfarë po ‘kurdis’ ajo.

https://www.instagram.com/p/CFz9wuSltn6/

Kujtojmë se kënga e fundit e Miriamit ka qenë rreth 1 vit më parë dhe të gjithë mezi presin të dëgjojnë gjëra të reja nga ajo, por akoma nuk dihet nëse bëhet fjalë për një projekt muzikor apo diçka tjetër.

Burimi: Who