Tenori i njohur dhe shumë i dashur për adhuruesit e muzikës klasike, Andrea Bocelli, do të sjellë së shpejti albumin më të ri.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Billboard, duke shtuar se albumi “Believe” do të publikohen më datën 13 nëntor.

Në vazhdim janë shpalosur edhe disa detaje të përmbajtjes së këtij albumi, duke sjellë edhe përshkrimin që tenori i bën  projektit të radhës.

“Believe” sipas Bocellit, bazohet në tri elemente: bamirësi, besim dhe shpresë.

“Këto janë tri virtytet teologjike të krishterimit, megjithatë, përtej çdo besimi fetar, ato janë tre çelësa të jashtëzakonshëm për t’i dhënë kuptim dhe plotësi jetës së secilit prej nesh”, ka shtuar tenori i mirënjohur./femmagazine.net