Artistja e njohur, Jessica Alba, ka bërë të ditur se është shumë e interesuar  që kompania e saj “Honest” ta vlerësojë shëndetin e klientëve, mirëqenien dhe stabilitetin e tyre.

Aktorja thotë se i pëlqen të fokusohet në kërkesat dhe dëshirat e konsumatorëve, dhe të prodhojë produkte të cilat atyre iu nevojiten.

“Honest” është një kompani shumë e suksesshme, produktet e së cilës vlerësohen lartë për mospërfshirjen e kimikateve artificiale dhe të dëmshme për njeriun e ambientin.