Kosova është duke u përgatitur për krijimin e kapaciteteve shtesë për përballje me COVID-19 në muajt e ardhshëm, saktësisht gjatë stinës së dimrit.

Kjo pasi që profesionistëve shëndetësorë, vlerësojnë se është koha kur Kosova do të përballet edhe me virusin sezonal dhe eventualisht mund të ketë rritje të numrit të rasteve me koronavirus.

Për këtë arsye, janë duke u bërë përgatitje për funksionalizimin e një spitali të përkohshëm me deri 500 shtretër.
Por sa është e përgatitur Kosova për një valë të dytë. Për këtë çështje, detaje për Express kanë dhënë profesionistët shëndetësorë.

Duhet që për së paku për 28 ditë radhazi të mos paraqitet as edhe një rast i vetëm me koronavirus. Vetëm atëherë mund të konsiderojmë që se vendi e ka kaluar me sukses valën e parë të Covid 19, thonë mjekët.

Por gjasat që kjo valë të kalohet tash janë të vogla. Numrat e infektimeve me Covid 19 mund të rriten ndjeshëm gjatë muajve të ardhshëm. Atëherë kur edhe do të fillojë që të ftohet moti.

Infektologu, Salih Ahmetika shpjeguar se kur vendi mund të llogarisë së e e ka kaluar fazën e parë të koronavirusit.

“Vala e parë llogaritet kur së paku për 28 ditë nuk paraqitet as një rast i ri me Covid 19. Për mua ende jemi në epideminë e virusit por me numër shumë më të vogël të rasteve aktualisht. Ne jemi duke i bërë përgatitjet e nevojshme që ta presim dimrin. Ne aktualisht kemi hapësira të mjaftueshme në Klinikën Infektive. Unë personalisht mendoj që mund të kemi raste gjatë muajit të ardhshëm të vitit, jo ndonjë rritje që kish me na ngulfate por muajt re ftohët, pra sezoni i dimrit mund të sjellë vështirësi”.

Salihu tutje ka deklaruar se vendi është në një situatë stabile sa i përket koronavirusit.

“Unë mendoj që ne jemi në situatë stabile tash. Por kjo nuk do të thotë që të humbet kujdesi në respektimin e masave mbrojtëse. Virusi ende është enigmatik dhe ende mund të sjellë befasi. Qoftë me rritje të numrit të rasteve apo edhe forma të rënda të sëmundjes. Sidomos me këtë çështjen e fillimit të shkollave duhet pasur shumë kujdes. Duhet që të respektohen në përgjithësi masat”.

Burimi: Express