Tani, shumë gjëra kanë kuptim! Disa herë gjatë këtyre dy dekadave të fundit, Mariah Carey ka lënë të kuptohet se nuk ka ndonjë simpati të madhe për Jennifer Lopez, përkundrazi “nuk e njeh atë”.

Në librin e saj me kujtime “The Meaning of Mariah Carey”, këngëtarja tregon se si ish-bashkëshorti i saj, Tommy Mottola, po përpiqej t’i shkatërronte karrierën pas ndarjes. Po Jennifer ç’hyn këtu?

Sipas Mariah-s, Mottola, asokohe shefi i Sony Music, u përpoq të përdorte një sample (në muzikë: mostër e cila mund të përmbajë elemente si ritmi, melodia, tingujt etj., të cilat mund të përpunohen) të hitit të saj “Loverboy” për t’ia dhënë një tjetër këngëtareje “të cilën Mariah nuk e njeh”.

Në libër, Mariah nuk përmend emrin e Jennifer, por thjesht shton në kllapa (të cilën nuk e njoh), gjë që nuk lë shumë vend për diskutim.

Kthehemi pas në të kaluarën: Pasi dëgjoi për herë të parë Mariah-n, kohë kur ajo ishte një kamariere 18-vjeçare në Long Island, Tommy i lidhi një kontratë me Sony Music dhe e ndihmoi atë të debutonte me albumin e vitit 1990, “Mariah Carey”, i cili është një nga albumet hit të të gjitha kohërave.

Mariah u martua me Tommy-n në viti 1993, kur ishte 24 vjeç, ndërsa ai 44 dhe një nga burrat më të fuqishëm në industrinë e muzikës. Ata u ndanë në vitin 1997 dhe u divorcuan një vit më vonë. Mariah u shpreh se ai ishte shumë kontrollues.

Mariah pretendon në librin e saj me kujtime se Tommy po përpiqej t’i shkatërronte karrierën, pas largimit të saj nga Sony Music.

Ajo thotë se kishte punuar një remiks me reperin Ja Rule, përpara se Tommy ta zbulonte dhe të ndërhynte te bashkëpunimi. Ajo thotë se ai i telefonoi menaxherit të Ja Rule dhe i kërkoi që të mos bashkëpunonte me mua. Kënga u regjistrua me J.Lo dhe bëhet fjalë për “I’m real”.

Pavarësisht suksesit të “I’m real”, kënga pati polemtika rreth përdorimit të mostrës (sample) origjinale dhe strukturës së këngës. Kënga origjinale përmbante një sample të pakredituar të hitit të Yellow Magic Orchestra, “Firecracker” (1978). Sample i “Firecracker” ishte planifikuar dhe licensuar për t’u përdorur në “Loverboy” të Mariah Carey-t.

Sipas botuesve të “Firecracker”, ekipi i Carey-t kishte telefonuar dhe licensuar këngën muaj para se të telefononte ekipi i J.Lo.

Në vitin 2008, kur Mariah Carey u pyet se ç’mendonte për Jennifer Lopez, ajo tha:“Nuk e njoh atë!” Edhe më vonë, kur iu bë e njëjta pyetje, Mariah sërish tha: “Akoma s’e kam njohur”. Sipas Jennifer-it, Carey po tregohej pak “harraqe” sepse në të vërtetë ato ishin takuar, por Mariah e kishte shumë seriozisht. Ajo realisht nuk e njihte!

Në maj të vitit 2016, në “Watch What Happens Live”, ajo ka tha: “Ka kaluar kaq shumë kohë sa ende s’e kuptoj përse njerëzit e bëjnë kaq të madhe. Ne realisht nuk e njohim njëra-tjetrën. Mesa duket unë jam vërtet ‘harraqe’ sepse nuk më kujtohet të kemi shkëmbyer diçka më shumë se një ‘çkemi’.

Nëse dikush më pyet për një person me të cilin s’kam patur asnjë bisedë të vetme, unë do them ‘nuk e njoh’. Çfarë supozohet të them tjetër? Fakti që jemi të dyja në Hollywood, s’na bën shoqe të ngushta. Nuk doja të ofendoja askënd.

Pak minuta më parë më kishin pyetur për Beyonce-n dhe unë thashë që mendoj se është e talentuar dhe artiste shumë e mirë, sepse realisht ne jemi shoqe, kemi një marrëdhënie. Kur thashë ‘nuk e njoh’ s’e kisha fjalën që s’e di kush është, por s’kam patur asnjë komunikim nga afër”.

Në vitin 2017, pas një performance të dështuar të Mariah-s, Jennifer Lopez pëlqeu një koment aspak mbështetës. “Keni parë ndonjëherë një aksident nga i cili nuk i hiqni dot sytë. Ky ishte rasti i saj sot.”-shkruhej në komentin që Lopez pëlqeu.

Burimi: Anabel