Aktorja Shannen Doherty po mendon të incizojë videomesazhe për më të dashurit e saj, të cilat mund t’i shikojnë pasi ajo të vdes.

Ylli i serisë “Charmed” aktualisht është duke luftuar me kancerin e shkallës së katërt, dhe në një intervistë të fundit e pranoi se dëshiron të përgatitet për vdekjen e saj duke shkruar letra dhe duke incizuar mesazhe për familjarët e saj.

Megjithatë, aktorja tha se ende nuk ka arritur ta bëjë një gjë të tillë pasi ky proces e bënë të ndjehet sikur jeta e saj ka përfunduar.

Doherty ende ndihet si person i shëndetshëm dhe është e sigurt se do të jetojë edhe 10 apo 15 vjet tjera, prandaj nuk dëshiron që para kohe t’i shkruajë mesazhet e saja të fundit.

“Ende nuk jam ulur t’i shkruaj letrat me fjalët e fundit për më të dashurit e mi. Por, kjo është diçka që do të më duhet ta bëjë. Kam shumë gjëra që dua t’ia them nënës sime. Gjithashtu dua që burri im ta dijë sa i rëndësishëm ka qenë për mua. Por, sa herë vjen koha ta bëjë një gjë të tillë, filloj të ndihem sikur jetës sime i ka ardhur fundi. Më duket sikur po heq dorë nga gjithçka, dhe unë nuk jam duke u dorëzuar. Unë ende ndihem shumë e shëndetshme, prandaj është e vështirë ta lësh amanetin e fundit kur ndjen se do të jetosh edhe 10 apo 15 vjet”, citohet të ketë thënë aktorja.

49-vjeçarja Doherty e bëri publik lajmin se është diagnostikuar me kancer të shkallës së katërt në shkurt të këtij viti, vetëm tri vjet pasi e kishte fituar betejën e parë me këtë sëmundje vdekjeprurëse.

Aktorja thotë se nuk është e gatshme të heq dorë nga kjo betejë, pasi ka ende shumë jetë brenda vetes.

Tani ylli i serisë “Beverly Hills, 90210” është e vendosur t’i vlerësojë të gjitha momentet e vogla në jetën e saj.

Another day of #radiation. Today my mom came with me because Even though I’m so tired after, I’m going Christmas shopping!!! Got to get @kurtiswarienko a present!! I love the holidays. @themamarosa

Burimi: Koha