Ka një vend në Europë ku e zbulon nëse je apo jo i infektuar me Covid vetëm duke u nuhatur nga një qen. Dhe ky testim është 100% i saktë! Vendi është Finlanda.

Katër qen nuhatës të Covid-19 kanë filluar punën në Aeroportin e Helsinkit në një skemë të financuar nga shteti dhe studiuesit finlandezë shpresojnë të sigurojnë një metodë të lirë dhe efektive për të testuar njerëzit.

Një qen është i aftë të zbulojë koronavirusin brenda 10 sekondave dhe i gjithë procesi zgjat më pak se një minutë.

Pas mbledhjes së bagazheve, udhëtarë ndërkombëtarë që mbërrijnë u kërkohet të fshinë qafën e tyre me një letër. Në një kabinë të veçantë, ena me letrën vendoset më pas pranë të tjerave që përmbajnë aroma të ndryshme.

Nëse qeni do të tregojë se ka zbuluar virusin, zakonisht leh, e prek me dorë ose shtrihet, ndërsa pasagjeri këshillohet të bëjë një test falas për të verifikuar zbulimin e qenit.

Qentë janë gjithashtu në gjendje të identifikojnë Covid-19 nga një mostër molekulare shumë më e vogël sesa testet PCR, që kanë nevojë vetëm për 10-100 molekula për të zbuluar praninë e virusit krahasuar me 18 milionë të tilla të nevojshme për pajisjet laboratorike.

Burimi: Tirana Post