Kida është një nga këngëtaret më të pëlqyera dhe më të ndjekura. Stili i saj dhe ndryshimet në ‘look’ janë pritur mjaft mirë nga të gjithë.

Pak minuta më parë, ajo i ka surprizuar të gjithë me fotot e fundit të publikuara. Kida shfaqet me një model flokësh aspak të zakonshëm.

“Më e egër se një uragan”, shkruan Kida krahas fotove. Ajo ka marrë menjëherë komente të shumta për modelin e flokëve. Nuk dihet nëse ajo po përgatitet për një klip apo ndonjë set fotografik, por ky model me siguri do të kthehet tani në trend.

https://www.instagram.com/p/CFweOfOhJ-8/

Burimi: Who