Shpresa Vreto, shkrimtarja për fëmijë dhe skenariste e disa filmave është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare. Skenarët e saj më të famshëm, janë përshtatur në disa prej filmave më të njohur shqiptarë.

Në 1987-ën, Vreto shkroi skenarin e filmit vizatimor “Mirela” e ndërsa në 1981-in bashkë me Xhanfize Kekon realizuan skenarin e filmit “Kur Xhirohej një Film”.

5 vite më vonë, erdhi si autore në realizimin e filmit “Fillim i vështirë”. Shpresa Vreto ka kontribuar gjithashtu me penën e saj në filmin “Një djalë dhe një vajzë” në 1990-ën. Përtej realizimit të skenareve të disa prej filmave më të famshëm të atyre viteve,

Vreto është gjithashtu autore e disa librave për fëmijë. “Shokë Shkolle”, “Vit i paharruar” si dhe revistat për të vegjël “Sirena e Vogël” apo “Bota ime”.