Aktorja e famshme Amanda Seyfried dhe bashkëshorti i saj, Thomas Sadoski janë bërë prindër për herë të dytë. Ata kanë mirëpritur një djalë dhe kanë ndarë foton e parë të të porsalindurit.

https://www.instagram.com/p/CFsh1WcF1Zn/

Çifti ka gjithashtu një vajzë 3-vjeçare, të quajtur Nina. Aktorja 34-vjeçare dhe Sadoski, 44 vjeç, u martuan në mars të 2017-ës, kur Seyfried ishte në muajin e nëntë të shtatzënisë.

Në gusht, Seyfried foli për jetën e saj në karantinë dhe ndihmën që e ëma i ka dhënë për përkujdesjen e vajzës.

“Nëna ime jeton me ne – ajo është dadoja jonë. Jeta ime është e mrekullueshme sepse ajo është prindi i tretë për ne. Unë jam kaq me fat – e di që jam”, -u shpreh Amanda gjatë intervistës së saj me John Molner.

Seyfried është shprehur për People në gusht të 2019-ës se ishte shumë e vështirë të planifikoje të zgjeroje familjen me më shumë fëmijë.

“Unë dua të mbetem shtatzënë përsëri, por nuk jam ende gati të kem një fëmijë të dytë. Unë do të doja që vajza ime të ishte në shkollë dhe pastaj të kisha kohën time për një fëmijë tjetër. Por është kaq e vështirë të planifikosh një shtatzëni të dytë”.

Seyfried është shprehur se ka qenë e vendosur të bëjë zgjedhje të zgjuara kur bëhej fjalë për rritjen e vajzës së saj Nina, ndërsa punonte në filma dhe projekte të tjera.

Burimi: Class