Moderatorja e njohur, Arjola Shehu feston sot ditëlindjen e saj, ndryshe nga çdo vit më parë.

Me anë të një postimi në ‘Instastory’ ajo ka treguar se gjendet e izoluar me temperaturë dhe në pamundësi për të dale jashtë dhomës pasi është infektuar me ‘Covid-19’.

“Sigurisht, kjo ditëlindje për mua është ndryshe…e mbyllur në shtëpi prej disa ditësh…me temperaturë dhe pa mundësi për të dal jashtë dhomës sime…por kjo kohë vetëm, të bën të kuptosh se çfarë vërtetë ka rëndësi, kush është pranë teje, sa e rëndësishme është të jemi mirënjohës për çdo frymëmarrje! Gëzuar për mua! Me covid, por me shumë dashuri…! Mezi pres të kthehem pranë jush!”, ka shkruar Shehu në postimin e saj në ‘Instagram’.

Për moderatoren nuk kanë munguar urimet e shumta, midis të cilave i uronin edhe shërim të shpejtë nga virusi ‘Covid-19’.

Burimi: Who