Donatella Versace muaj më parë, urdhëroi prodhimin e koleksionit pranverë-verë 2021 të ndalonte.

“Nuk kishte kuptim të dilnim në sfilatën e shtatorit me një koleksion që nuk përshtatej me realitetin. Ne ndryshuam shumë këto muaj, po ashtu dhe moda”, thotë ajo për Vogue.

Ajo e prezantoj koleksionin e saj virtualisht, por kishte disa te ftuar. Ishin pikërisht stafi i saj, në rrënojat imagjinare të Atlantis, ujërat e të cilit përplaseshin nëpër muret e një bote të kaluar. Në mbetjet e një qyteti, dikur prestigjoz, tani i harruar prej kohësh.

Koleksioni përmban ngjyra, korale, guaska nga koleksioni i Gianni Versace në 1992 “trésor de la mer”.

E pyetur se si e parashikon rolin e Versace në peisazhin post-pandemik, ajo tha si “një shembull i përfshirjes, i mbështetjes reciproke dhe i pranimit të asaj që është ndryshe nga ne”.

Koleksioni i Versace ndërthuri veshjet e verës së Malibu Barbie dhe atë të Sirenës së Vogël, nëse Princi Eric do t’u kishte blerë atyre një shtëpi në Miami.

Në të gjitha detajet e saj frymëzuar nga deti, kishte dhe motive novatore: fustane me pala të imëta të cilat konturohen me detaje të tjera palash, të cilat vallëzojnë si kandil deti në valët që ecin nëpër pasarelë; dhe një qese e ndërtuar si një biskotë e madhe fati. T’ju them të drejtën, do na duhej pak fat i mirë këto kohë.