Këtë vit, daljet e dukeshës së Sussex-it kanë qenë të rralla, megjithatë gjithmonë Meghan është shfaqur me një ndryshim të vogël. Këtë herë, flokët e saj dukeshin ndryshe nga zakonisht.

Meghan doli papritur në episodin final të “America’s Got Talent” për t’i uruar fat konkurrentit Archie Williams.

Meghan, në video-mesazhin ku theksonte se ndihej krenare për Archie-n, u shfaq me një nuancë të lehtë çokollate në flokë, ndërsa highlights e kanellës i shtonin më shumë dritë flokëve. Ngjyra e kanellës ishte trend vitin e shkuar dhe siç duket, vazhdon të mbetet e preferuar. Aq më tepër që është e përsosur për këtë sezon.

https://www.instagram.com/p/CFgHHtInRrK/

Sa i përket daljes televizive të Meghan Markle, ajo nuk mund të kishte zgjedhur moment më të përshtatshëm për të folur në lidhje me të drejtat e njerëzve me ngjyrë dhe përballjen e tyre me sistemin ligjor. Archie Williams është një burrë me ngjyrë, historia e të cilit bëri xhiron e rrjetit teksa konkurroi në spektaklin muzikor.

Në vitin 1982 ai u arrestua dhe një vit më vonë, kur ishte 22 vjeç, Williams u dënua me burgim të përjetshëm për përdhunimin dhe vrasjen e një 30-vjeçareje, ndonëse shenjat e gishtërinjve të tij nuk u gjetën në vendngjarje.

Ai i mohoi akuzat, por sidoqoftë u dënua me burgim të përjeshtëm dhe pa të drejtën e lirimit me kusht. Pas shumë intestigimeve, në mars të vitit 2019 ai u shpall i pafajshëm dhe la burgun pas 37 vitesh.

Burimi: Anabel