Mes shumë urimesh  dhe postimesh në ‘Instagram’ ka dalluar një prej dhuratave që Koçi ka marrë, të cilën e ka zbuluar më anë të një fotoje në ‘Instastory’. Bëhet fjalë për një yll në qiell, që tashmë do të mbajë emrin e këngëtares.

“Kjo dhuratë më gëzoi pafund. Tashmë një yll në qiell mban emrin tim. Faleminderit nga zemra”, ka shkruar Greta  krah postimit në llogarinë e saj.

Me siguri këngëtarja do të presë dhe shumë dhurata të tjera ditën e sotme nga më të dashurit e saj, që do të kujdesen të krijojnë kujtimet më të bukura për Gretën në këtë ditëlindje.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Burimi: Who