Vetëm pak kohë më parë, këngëtarja Jonida Maliqi zbuloi se ka një projekt të ri që do ta sjellë së shpejti në ekran dhe këtë herë, do të jetë ajo drejtuese.

Momenti për ta sjellë në transmetim, me sa duket, është afër, ndaj edhe këngëtarja ka nisur të zbulojë pak nga pak natyrën që do të përmbajë, por edhe logon e ekranit ku do të shfaqet.

Në një postim që ka ndarë në Instagram, Jonida ka testuar ndjekësit e saj duke u kërkuar të gjejnë se ç’natyrë do të ketë programi i saj. Natyrisht, të gjithë ata që e ndjekin dhe e njohin, e dinë tashmë që ‘lifestyle’ është profesioni tjetër i Jonidës, pas këngës – dashurisë së parë.

Pasi ka konfirmuar që programi do të ketë pikërisht këtë natyrë, Jonida gjithashtu ka postuar edhe një video sensuale, e cila, veç logos së Vizion Plus, nuk lë vend për të kuptuar më shumë…

Derisa Jonida të fillojë të zbulojë çfarë fshihet “nën mëndafsh”, ne të gjithë jemi në pritje të surprizës së saj të radhës.

Burimi: Class