Aktorja e njohur, Ilire Vinca, ka humbur personin më të dashur, nënë e saj.

Ajo në rrjetin social, ka bërë të ditur se para një jave i kanë dhënë lamtumirën fundit, nënës, Zene Kaba Vinca, derisa ka  shtuar se pothuajse të gjithë familjarët dhe miqtë janë solidarizuar me dhimbjen e familjes Vinca.

Sot një javë i dhamë lamtumirën e fundit nënës tone, Zene Kaba Vinca. Familjarë e miq erdhën nga Struga, Shkupi e Gostivari. Familja e saj ne Amerikë, e përkujtuan atje, në shtëpi te Dajës Petrit motrën e tyre. Familja jonë në Prishtinë, qëndroi afër nesh gjatë gjithë ceremonisë së varrimit dhe pritjes. Mesazhe e thirrje ngushëllimi vazhdojmë te marrim tëre kohën. Në emër të familjes Vinca, ju falënderoj që na e lehtësuat dhimbjen”, përfundon postimi i aktores, Ilire Vinca./femmagazine.3klikanet.local