Mbretëresha po planifikon dorëheqjen e saj nga froni për shkak të bashkëshortit. Princi Philip, 99 vjeç është në gjendje rë rënduar shëndetësore dhe sipas “Closer Weekly” i ka ditët të numëruara.

Pasi festoi ditëlindjen e 99-të, gjendja e tij u rëndua dhe nuk ka më të njëjtën energji si më parë. Mbretëresha dhe ai kanë vendosur të vënë familjen të parën dhe të kujdesen për njëri-tjetrin, ndaj detyrat do t`i kalojnë Princit Charles që është në radhë për fron.

Gjithsesi thuhet se Elizabeth nuk do abdikojë pasi këtë e konsideron si tradhti ndaj kombit të saj. Mund të vendosë të bëjë regjent djalin, për t`i kaluar atij të gjitha detyrat, por pa i dhënë titullin mbret deri sa ajo të ketë jetë.

Burimi: Huffington Post