Gjithnjë e më tepër, platformat gjigante të rrjeteve sociale po përpiqen t’i përshtaten normalitetit të ri dhe nevojave të njerëzve. Përditësimi i fundit vjen nga Facebook Messenger.

Rreth 2 ditë më parë, kompania prezantoi opsionin e ri Watch Together, që ju lejon të shihni video dhe gjëra të tjera në Facebook gjatë kohës që jeni live në kamera me shokët tuaj. Ndryshimi është i aplikueshën në iOS dhe Android.

Gjatë kohës që jeni duke folur me dikë mund të klikoni mbi opsionin Watch Together dhe të shihni bashkë çfarë keni zgjedhur. Facebook-u lejon deri në 8 veta në një video call dhe deri në 50 veta në Messenger Room.

Kompania e Facebook-ut thotë se çdo ditë bëhen rreth 150 milionë video call në Messenger dhe se njerëzit i dërgojnë njëri tjetrit rreth 200 milionë video në ditë. Ekspertët thonë se po bëhet gjithnjë e më shumë vizuale dhe po rritet shumë shpejt.

Nga testimet e para “Watch Together” ka rezultuar goxha i pëlqyer dhe popullor, kryesisht nga të rinjtë.

Burimi: Anabel