Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trumppretendon se vaksina kundër pandemisë që ka përfshirë gjithë botën mund të aprovohet brenda disa javësh.

Në një intervistë për “Fox & Friends”  Trump theksoi se nuk po e bën këtë për arsye politike, por ngaqë do që vaksina të dalë sa më shpejt.

“Unë nuk jam duke e bërë këtë për arsye politike, unë dua vaksinën shpejt. Ne do të kemi një vaksinë brenda disa javësh, mund të jetë katër javë, mund të jetë tetë javë … Ne kemi shumë kompani të shkëlqyera”, tha Trump.

Komenti i vaksinës vjen  pasi disa demokratë kanë hedhur dyshime mbi sigurinë e një vaksine të mundshme për shkak të procesit të përshpejtuar.

I nominuari demokrat për president , Joe Biden dhe kandidati për nënkryetar të tij Senatori Kamala Harris, kanë shprehur shqetësimin se për shkak të presionit politik mund të mund të përshpejtohet aprovimi i vaksinës.

Burimi: Tirana Post