Ka ndërruar jetë një nga ikonat e skenës shqiptare, Adem Mikullovci. Aktori i njohur u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në moshën 82-vjeçare, duke lënë kështu të pikëlluar të gjithë ata që e njohën dhe e deshën edhe nga ekrani.

Familjarët e aktorit të ndjerë, kanë njoftuar se varrimi do të bëhet sot në varrezat e qytetit në Dragodan/ Arbëri në ora 16:00.

Gjatë ditës së sotme para Teatrit Kombëtar në Prishtinë është vendosur fotografia ku adhurues të artit, kolegë, dhe qytetarë po bëjnë homazhe në nderim të krijimtarisë së aktorit të ndjerë Adem Mikullovci. /femmagazine.3klikanet.local