Vdekja e aktorit te njohur shqiptar, Adem Mikullovci, ka pikëlluar komunitetin artistik por edhe qytetarët e Kosovës.

Familjen Mikullovic, e ka ngushëlluar ministrja e kulturës, Vlora Dumoshi.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Adem Mikullovcit – aktorit e regjisorit të papërsëritshëm të skenës. Sot me mërzi të madhe them që kemi humbur një artist shumëdimensional, arti i të cilit do t’i rezistojë kohëve”, ka shkruar Dumoshi.

Ministrja, Dumoshi, tutje ka shtuar se i ndjeri Mikullovci do të jetë përherë në kujtimet e kolegëve dhe njerëzve që e njohën. Sipas Dumoshit,  veprimtaria e tij e pamohueshme , do të mbetet gjithmonë e p[ashlyer për brezat që vijnë.

“Adem Mikullovci ka qenë dhe do të mbetet shembull dhe pikë orientuese në historinë e artit të aktrimit shqiptar por edhe më larg, i cili me angazhimin e tij ka qenë edhe frymëzim jo vetëm për kolegët e tij të gjeneratës së tij dhe për aktorët e rinj por edhe një frymëzim edhe për popullin e Kosovës në kohët më të vështira nëpër të cilat ka kaluar shteti i Kosovës”.

Ngushëllime familjes, miqve dhe dashamirëve të Adem Mikullovcit.”, përfundon Ministrja Dumoshi./femmagazine.3klikanet.local