Vetëm disa ditë më parë, ministrja e Arsimit Besa Shahini deklaroi se nuk do të jetë më pjesë e qeverisë dhe kjo, sapo është konkretizuar. Besa Shahini është larguar nga detyra e ministres së Arsimit, rreth 7 muaj para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.

 

Gjatë një takimi në Kryeministri me Kryeministrin Edi Rama, zonja Shahini tha se do të vazhdojë të bashkëpunojë me pasardhësen e saj, pavarësisht se do t’i përkushtohet familjes në Kosovë.

Kryeministri Edi Rama, ndërsa falënderoi Shahinin për punën e bërë, njoftoi se Evis Kushi do jetë ajo që do vazhdojë me punën e saj.

Kam keqardhje për largimin e Besa Shahinit nga posti i ministres së Arsimit”,– tha kreu i qeverisë.

Evis Kushi, deputete e PS-së në Elbasan, tha se: “Është privilegj shumë i lartë, pas 7 vitesh në politikë të jem në ministri, përgjegjësi shumë e lartë”.

“Pata nderin që kam kontribuuar për Shqipërinë. Ne kemi tejkaluar sfida me rëndësi të tilla si tërmeti apo pandemia e koronavirusit. E doja Shqipërinë nga jashtë, ndërsa kur punova me mësuesit, e dua edhe më shumë. Mburrem me punën që kam bërë për arsimin e Shqipërisë. Politika nuk duhet që të përçajë kombin shqiptar. Jam e e angazhuar për një të majtë modern” – tha Besa Shahini në përshëndetje të fjalës së saj./ femmagzine.net