“Një gënjeshtër e madhe dhe budallallëk”, kështu e ka quajur ylli i Basic Instinct fjalinë: Bukuria s`është gjithçka.

Sharon Stone e di mirë sa e rëndësishme është pamja, fytyra, trupi sidomos në punën e saj. Ka ndarë për The Telegraph disa nga pasiguritë që ka pasur në rininë e saj e ca sekrete që i zbuloi rrugës.

“Unë s`lejoj më askënd të bëjë komente mbi trupin tim apo të më thotë se ky celuliti këtu nuk duhet të ishte. Askush nuk ka përse qëndron vajzë e bukur përgjithmonë. Është e rëndësishme të mendojmë se të jesh grua e rritur dhe inteligjente vlen shumë”, thotë Sharon Stone, duke mos i hequr rëndësinë bukurisë.

Ajo shton se ndihet mirë me trupin e saj tani. Ka pasur disa pasiguri vite shkuar, por ka kuptuar që gratë janë më të bukura se vajzat, sepse dinë diçka më shumë,(kanë më pak pasiguri).

Sharon Stone e vlerëson të bukurën, kujdeset të jetë e tillë edhe pse rrëfen që gjatë izolimit e qëndrimit para tv për një kohë të gjatë ka marrë disa kile. Shumë shpejt do nisë palestrën.

Burimi: The Telegraph