Këtë sezon, detajin e zinxhirit do ta shihni kudo. Të zmadhuara dhe të vendosura në këpucë, bizhuteri, fustane dhe xhinse, zinxhirët do t’ju shoqërojnë për ca muaj, prandaj sigurohuni të merrni më të mirën e tyre për një pamje që ju tregon IN dhe të veshur shtrenjtë!

“Bizhuteritë me zinxhir kanë qenë në qendër të vëmendjes për ca kohë, por këtë sezon, tendenca është edhe më e madhe dhe jo vetëm në mënyrë figurative”, shprehet Tiffany Hsu, drejtoresha e blerjes së modës në MyTheresa.

– Këpucët

Nga këpucët e sheshta tek ato casual e ato të mbrëmjeve, detaji me zinxhir nuk do të mungojë:

– Çantat

Trend këtë vit janë kryesisht çantat e vogla, pak të fryra “pouch” dhe në përgjithësi çantat e vogla/mini. Sidoqoftë, zinxhiri nuk mungon në asnjë prej modeleve:

 

– Fustanet

Jo vetëm në stilet ekstravagante, por edhe në ato klasike dhe serioze, do të gjeni përsëri zinxhir:

– Bizhuteri

Sigurisht, i pranishëm do të jetë edhe si aksesor klasik, në vathë, byrzylyk dhe varëse:

 

– Syze dielli