Në të gjithë botën është bërë trend që të përdoren produkte për zgjatjen e qerpikëve. Me cmime të ndryshme, të firmave të ndryshme, nga cdo vend i botës, duket se ky produkt po fiton cdo ditë e më tepër përdorues, por a është e vërtetë që ky produkt funksionon dhe a ja vlen të paguash aq shumë lekë për ta pasur?

Mendohet që të kemi qerpikë fantastikë dhe të mrekullueshëm pasi të përdorim këto produkte, por si qëndron e vërteta.

Latisse ishte produkti që e nisi modën e serumeve të syve. Lattise është një produkt që përdoret nga personat që kan probleme me tensionin e syrit . Këta persona vunë re që ky produkt i bëntë qerpikët e tyre më të zinj dhe më të trashë.

Nisur nga kjo, doli serumi i parë i syve me Latisse në SHBA në 2008 dhe VIP-at u mrekulluan nga efektet e tij. Që nga ky moment kompanitë e tjera nisën të krijonin produkte të ngjashme të etiketuara si mrekullibërëse. Po a është e vërtetë që serumet e qerpikëve funksionojnë?

Sipas Desiree Stordah, ekspert kozmetike, pjesa më e madhe e serumeve për qerpikët nuk janë efektive, përveç atyre që përmbajnë Latisse. Sipas tij, bëhet falë për një trend që do të fillojë të zbehet megjithatë nuk duhet të bini pre e produkteve që nuk e kanë këtë përbërës. Ai gjithashtu thotë të bëhet kujdes dhe të shihet data e skadencës.
Sa më pranë datës së skadencës të jetë produkti aq më shumë rrezik për sytë tuaj, kështu që mos blini asnjëherë produkte që janë 6 muaj larg skadencës, rekomandon ai.

Mesa duket ky trend kaq i kushtueshëm, qenka një mënyrë e mirë për të bërë lekë, por nuk bën atë që premton kështu që bëni kujdes vajza. Mos shpenzoni lekët kot!

Burimi: Living