Demi Lovato ka menduar të sjellë shumë shpejt një projekt të ri muzikor, i cili do të titullohet “It’sok not to be ok”.

Këngëtarja ka menduar të sjellë këtë këngë 6 muaj pas ‘I love me’, projekt në të cilin tregoi se ndihej shumë mirë me veten e saj, trupin dhe format fizike për të cilat ishte komentuar gjerësisht në rrjet.

 

Bashkëpunëtorët e saj në këngën e fundit kanë treguar se kësaj radhë Demi do të flasë për problemet me shëndetin mendor dhe të gjithë ata që kanë vuajtur nga krizat e panikut apo ankthit.

Ata kanë treguar se gjithë bota po kalon një periudhë shumë të vështirë, ndaj projekti i Lovato-s do të sjellë një realitet të çdo personi.

Kujtojmë se vetëm disa muaj më parë Demi u fejua me partnerin e saj, Ehrich Max, me të cilin ka pohuar se ndihet shumë e dashuruar.

Burimi: Who