Për klanin Kardashian-Jenner, ekzistojnë kaq shumë teori sa është e pamundur t’i mbash mend të gjitha. E dini se cila është e fundit?!

Legjenda urbane, thonë se Kim Kardashian ka 6 gishtërinj në këmbën e saj të majtë! Ndërkohë që ju imagjinoni gishtin e saj të 6-të, Kim ka dëgjuar thashethemin dhe nxiton të përgjigjet!

Për t’ju treguar të gjithëve që ka vetëm 5 gishta në secilën nga këmbët, Kim postoi një grup fotosh ku qartazi dalloheshin gishtërinjtë!

https://www.instagram.com/p/CEzSb8bAfL_/

“Të gjithë mendojnë që unë kam 6 gishta dhe është shumë thashethem i egër! Eshtë thjesht një fryrje prej këpucëve. Sa herë vesh ato këpucë, gishti me fryhet aq shumë sa duket si një i gjashtë!”

Kim shpreson që bota të jetë sqaruar. Mos i besoni fotove. Ka 5 gishta në secilën këmbë!