Autoritetet e shëndetësisë në kontinent po përpiqen të tërheqin vëmendjen e të rinjve nën 30 vjeç, duke i paralajmëruar se pandemia nuk është një lojë dhe ata duhet të tregohen të përgjegjshëm dhe të ndihmojnë në ndalimin e virusit.

Kjo vjen në një kohë kur rastet mes të rinjve vazhdojnë të rriten. Spanja tashmë është vendi i parë i Evropës Perëndimore që ka regjistruar më shumë se 500 mijë raste të koronavirusit dhe autoritetet kanë kërkuar më shumë vigjilencë mes të rinjve.

Ky muaj, do të jetë i rëndësishëm veçanërisht për shkak se nxënësit do të rikthehen në shkolla pas gjashtë muajsh mungesë atje. Sipas shifrave zyrtare, 25% e rasteve të reja janë pikasur tek njerëz të moshës nga 15 deri në 29 vjeç ndërsa ata të moshës nga 15 deri në 59 vjeç zënë 71 për qind të rasteve të reja.