Bebe Rexha është gati të rikthehet fuqishëm me ushtrime dhe ky është një lajm i mrekullueshëm për të gjithë.

Ylli i muzikës pop njoftoi se është gati të nisë të kujdeset për veten që nga e hëna pasi festoi ditëlindjen për një javë të plotë.

Në videot e ndarë në InstaStory, biondja dukej mahnitëse në një palë tuta sportive të zeza dhe një triko të shkurtër pavarësisht kritikave se ajo ka shtuar peshë.

Krijuesja e hitit “Meant to Be” tregoi stërvitjet publikisht derisa etiketoi edhe trajneren personale, e cila po e ndihmon për të arritur një formë të duhur.

“Shpresoj që jam në formë të mirë”, shkroi Bebe krahas një video.

Vëmendje të madhe në prapaskenë mori edhe ambienti luksoz i shtëpisë së këngëtares Rexha, një apartament i veçantë dhe i dekoruar në çdo detaj.