Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të hënën në fshatin Slivovë është arrestuar një person pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovarë, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Viktima së bashku me fëmijën është dërguar në strehimore. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Burimi: Front Online