Rihanna u fotografua e mavijosur dhe me shenja në fytyrë teksa u shfaq në rrugët e Los Angelesit.

Të premten në mbrëmje ajo u pa në Santa Monica teksa po përpiqej të rrinte ulur në makinën e saj, ndërsa disa persona të stafit po i sillnin ushqime dhe pije.

Në një moment, ajo hoqi syzet e diellit dhe paparaci e kapi në një gjendje të keqe, me një sy të nxirë dhe disa pjesë të fytyrës së saj dukeshin të enjtura.

Disa media aluduan se mund të bëhej fjalë për një episod të ngjashëm si ai i vitit 2009 me Chris Brown, por ky nuk është rasti.

Përfaqësuesi i këngëtares ka treguar për TMZ se Rihanna po bënte xhiro në një skuter elektronik disa ditë më parë dhe e humbi kontrollin, teksa skuteri rrotullohej duke u përplasur në fytyrë dhe ballë.

Gjithashtu TMZ shton se në foto duket më duket më keq sesa është realisht dhe se këngëtarja po shërohet.

Burimi: Class