Prindërit spanjoll të cilët nuk i dërgojnë fëmijët në shkollë për shkak të pandemisë, kanë zgjedhur shkollimin nëpër shtëpi. Shumë prindër kanë vendosur kështu por autoritetet spanjolle kanë paralajmëruar se edukimi apo shkollimi në shtëpi nuk është i lejuar dhe se të gjithë fëmijët duhet të vijojnë mësimin nëpër shkolla dhe qendrat e edukimit.

Ruth Garcia Ramos ka vendosr të mos i dërgojë fëmijët në shkollë këtë vit. Ajo ka frikë se ata do të detyrohen të rrinë në shtëpi sapo t’u paraqiten simptoma të ngjashme me COVID-19 dhe se ajo nuk ka mundësi që të qëndrojë në shpi e karantinuar pasi që rrezikon të humbas vendin e punës.

Rreth 30 mijë familje janë bërë bashkë për të kërkuar të drejtën e tyre për të vendosur për sigurinë dhe shëndetin e fëmijëve.

Sipas një sondazhi të kohëve të fundit, 60% e prindërve hezitojnë që t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë gjatë këtij viti shkollor. Ata besojnë se nuk ka ndonjë plan të detajuar pë kthimin e tyre nëpër shkolla në mënyrë të sigurt.

E sindikatat në Madrid kanë bërë thirrje për grevë deri atëherë kur siguria e mësimdhënësve dhe fëmijëve të jetë e garantuar.

Me një shkallë të infektimeve prej 400 për 100 mijë banorë, Madridi është shumë larg rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për kthim të sigurt në shkolla.

Por, autoritetet regjionale kanë siguruar se rreziku I përhapjes nëpëer shkolla do të jetë shumë I ulët dhe se fëmijët ka më shumë gjasa që me COVID-19 të infektohen jashtë klasave të tyre./femmagazine.3klikanet.local