Nuk duhet të uleni shumë afër televizorit

Gjyshet me siguri ju kanë paralajmëruar të mos qëndroni shumë pranë televizorit sepse “ju prish sytë” a diçka e tillë.

Në fakt, ulja shumë afër televizorit, nuk do të dëmtojë shikimin tuaj, por mund të shkaktojë tendosje intensive. Tendosja e syve mund të çojë në dhimbje koke, duke bërë të pini shumë aspirina.

Për më tepër, televizorët, kompjuterët dhe telefonat kanë dritën e dëmshme blu. Drita blu mund të pengojë përqendrimin dhe të dëmtojë ciklin tuaj të gjumit.

Karrotat janë të mira për sytë

Shumë njerëz thonë se këto janë legjenda nga propagandat e kohës së luftës dhe të tjerë këmbëngulin se karrotat janë të mira për sytë. Rezulton se të dyja palët kanë të drejtë.

Lidhja midis karrotave dhe shikimit të mirë  ishte në të vërtetë një përpjekje propagandistike britanike në Luftën e Dytë Botërore.

Nga ana tjetër, sipas një artikulli të rishikuar nga mjeku në ebmconsult.com, vitamina A është e nevojshme për shikimin adekuat të natës dhe është jetike për sytë e shëndetshëm në përgjithësi. Karrotat përmbajnë vitaminë A. Sidoqoftë, ka edhe ushqime të tjera që përmbajnë sasi edhe më të mëdha të vitaminës, si qumështi, mëlçia dhe disa perime.

Duhet të hani edhe koren e fundit të bukës

Një studim i vitit 2002 në pubmed.ncbi.nlm.nih.gov zbuloi se lëvoret e bukës përmbajnë proteina që veprojnë si antioksidantë.

Antioksidantët pastrojnë sistemin tuaj dhe zvogëlojnë gjasat e shfaqjes së shumë problemeve serioze shëndetësore. Njerëzit që konsumojnë një dozë të shëndetshme të antioksidantëve kanë një rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës dhe kancereve të caktuara.

Hani vonë, shtoni peshë

Ju ndoshta keni dëgjuar që nëse hani vonë do shtoni peshë, dhe kjo nuk është plotësisht e gabuar.

Nuk është pikërisht orari ai që ju shëndosh, por zgjedhja e ushqimit dhe marrja e kalorive. Për më tepër, në mbrëmje, gjasat janë që pas ushqimit, ju të flini gjumë, duke mos patur mundësi për t’i djegur kaloritë që morët.

Një mollë në ditë

Të hash një mollë çdo ditë nuk do ju mbrojë nga përplasja e makinës, por sidoqoftë mollët kanë shumë përfitime shëndetësore.

Shprehja “Një mollë në ditë mban doktorin larg” është deri diku e vërtetë, sepse nëse ju jeni duhanpirës i rregullt, molla nuk do të bëjë shumë punë, ama mund t’i ndihmojë ata me një stil jetese të shëndetshëm.

Temperaturat e ftohta do t’ju sëmurin

I ftohti nuk ju sëmur drejtpërdrejt, por shumë viruse preferojnë mot të ftohtë.

Dr. Samantha Jacobs dhe një ekip profesionistësh mjekësorë ekspertë zbuluan se rinovirusi, virusi përgjegjës për shumicën e rasteve të ftohjes së zakonshme, mund të riprodhohet më shpejt në temperatura më të ulëta se temperatura mesatare e trupit të njeriut.

Burimi: Anabel