Një koncert në Gostivar e ka rikthyer artisten e njohur të skenës pranë publikut, pas një kohe të gjatë izolimi. Megjithëse ka punuar për projekte të reja muzikore, Tuna ua ka ndier mungesën koncerteve live pranë publikut të saj.

Por koncerti i fundit, rikthimin e Tunës e përqëndroi edhe te barku i saj, dukshëm i rrumbullakosur. Mijëra sy dyshuan se këngëtarja është duke pritur fëmijën e dytë. Shumë shpejt, fotot dhe videot që qarkulluan në rrjet u shoqëruan me titujt që këngëtarja është shatztënë për herë të dytë.

Por Tuna nuk foli… Si gjithmonë, kur i zbulon gjërat atëherë kur do. Deri tani, pas përshkrimit të këtyre fotove, kur vendosi të ndajë me të gjithë miqtë virtualë.

Ndihem e privilegjuar që pas këtij izolimi të gjatë individual dhe profesional, @theparkfestival festival më dha mundësinë të riçvirgjërohem në skenë. Gostivar, të faleminderit për këtë eksperiencë të veçantë. Uroj sa më shpejt të shihemi pa maska e pa distanca”.

https://www.instagram.com/p/CE18-aiF7ni/

PS: A do të ulet apo rritet barku deri atëherë?!… Stay tuned” – shkruan Tuna dhe duket që nuk ka më nevojë për konfirmim. Duket se këngëtarja është për herë të dytë në pritje të ëmbël, ndaj urojmë që Tian të bëhet shpejt vëllai i madh i një motre të vogël.