India tashmë është bërë vendi i dytë më i goditur në botë nga pandemia. Ky vend aziatik ka regjistruar më shumë se 90 mijë rastë të të infektuarve me COVID-19 vetëm në 24 orët e fundit.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Indi ka mbërritur në 4 milion e 204 mijë e 603, ndërsa i viktimave ka mbërritur në 71 mijë e 642 që është shumë pak më i vogël se në Shtetet e Bashkuara dhe në Brazil.

Numri në rritje i të infektuarve po vjen në kohën kur qeveria po vazhdon t’i tërheq masat kufizuese për të nxitur ekonominë e vendit. Miliona vende pune janë humbur prej se ka filluar pandemia në muajin mars.

Në 7 ditët e fundit, India ka shënuar rritje enorme të të infektuarve, me mbi 75 mijë të infektuar brenda një dite.

Pesë shtete të Indisë, Maharashtre, Andhra Pradesh, Tamil Nadu, Karnataka, dhe Uttar Pradesh kanë numrin më të madh të të infektuarve.

Në mbarë botën janë regjistruar më shumë se 27 milion e 300 mijë të infektuar dhe pothuajse 900 mijë viktima. E më shumë se 19 milion e 300 mijë njerëz janë shëruar nga ky virus./femmagazine.3klikanet.local