Mjafton një bark më i fryrë sesa ai në rrjetet sociale, për të lindur dyshimet e një shtatzënie.

Ky është edhe rasti i këngëtares së njohur Tuna, e cila u ngjit mbrëmjen e 3 shtatorit në skenën e “The Park Festival” në Gostivar (por pamjet u publikuan vetëm dje), duke hapur natën e parë bashkë me Shpat Dedën, teksa prezent në instrumente ishte edhe Patrisi.

Këngëtarja performoi disa prej hiteve të saj më të njohura, ndërsa vëmendje të madhe mori për fansat shëndeti i saj në pjesën e barkut, duke lindur aludimet për një shtatzëni të dytë.

https://www.instagram.com/p/CEt3geinxv9/

Burime pranë Tunës e kanë përjashtuar për Prive.al mundësinë që ajo të jetë shtatzënë. Por ne presim reagimin e këngëtares!