Instinktivisht të gjithë jemi bërë të kujdesshëm kur prekim sende apo vende të caktuara. Megjithatë edhe pse të kujdesshëm shumë veprime nuk i shmangim dot dhe kjo e bën të madhe mundësinë e infektimet me COVID-19. Për këtë arsye kemi ardhur në ndihmën tuaj duke ju ndihmuar me disa nga sendet që bëjnë të mundur të infektoheni lehtësisht.

1.Dorezat e dyerve – Mundohuni që të shmangni prekjen me dorë të bravave të dyerve. Për ta hapur dhe mbyllur derën përdorni më mirë krahun.

2.Karrocat e supermarketeve – Janë vërtet një “çerdhe” për bakteret pasi preken nga shumë persona. Shmangni prekjen e tyre ose fshijini ato me alkool përpara se t’i përdorni.

3.Butonat e ashensorëve – Gjithashtu një burim i madh mikrobesh ndaj bëni kujdes kur i prekni. Pastroni duart menjëherë dhe mos prekni fytyrën.

4.Paratë – Siç është thënë edhe nga ekspertët tashmë, paratë janë një burim infeksioni ndaj bëni shumë kujdes me to.

5.Telefoni dhe çanta – Të dyja për përdorim të përditëshëm për shumë njerëz, por me një rrezik për shpërndarjen e Covid-19 apo të mikrobeve të tjera në trupin tuaj.

Burimi: Living