Që prej vitit 2017 ka patur gjithnjë dyshime mbi seksualitetin e këngëtares Camila Cabello.

Ka qindra video në YouTube, kryesisht me titull “Camila Cabello Gay Moments”, që përfshijnë video nga pjesë të intervistave dhe daljeve të ndryshme të këngëtares.

Kur pyetet, së bashku me ish- grupin muzikor të vajzave, “Fifth Harmony”, në Ryan SeaCrest, nëse ajo dhe pjesa tjetër janë mësuar me ndarjen me dikë, thyerjen e zemrës dhe rimëkëmbjen, Camila thotë:

“Nuk mendoj se kjo duhet të ndodhë domosdoshmërisht me një djalë.”

Në një tjetër emision radiofonik, Camilës i drejtohet pyetja:

“Çfarë karakteristika po kërkon tek një djalë?”

Këngëtarja nuk përgjigjet për pak sekonda dhe më pas thotë:

“Me këdo që bie në dashuri, jo gjithmonë ata do të përshtaten me listën.”

Në asnjë moment nuk thekson që e ka fjalën vetëm për djem.

Në një intervistë tjetër, vajzat pyeten:

Dhe Camila përgjigjet e para:

“Pse mendon se është me patjetër djalë?”

Burimi: Anabel