Një lajm i trishtë vjen nga mediat turke të cilët bëjnë të ditur se është ndarë nga jeta aktori shumë i njohur dhe shumë i dashur nga të gjithë, Haldun Boysan.

Aktori është ndarë nga jeta në moshën 62-vjeçare pasi ka pësuar atak në zemër. Aktualisht ai ishte duke xhiruar serialin e ri “Maria dhe Mustafa”.

Boysan pësoi atak në zemër në hotelin ku po qëndronte për xhirimet e serialit. Stafi i xhirimeve telefonoi menjëherë urgjencën, por aktori nuk arriti të mbijetonte pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.

Haldun Boysan do të mbahet mend për shumë role në seriale e filma, ku roli i tij më i njohur ishte në serialin “Lugina e Ujqërve”.

Burimi: Who