Artistja e njohur e publikut shqiptar, Inva Mula ka ndarë së fundmi disa foto me djalin e saj Anthony, i cili duket se ka festuar 25-vjetorin.

“25 vite plot me dashuri”, ka shkruar sopranoja shqiptare krah postimit të saj në ‘Instagram’, ku nuk kanë munguar urimet e ndryshme nga ndjekësit dhe miqtë e saj.

Nga fotot duket se si ka ndryshuar Anthony përgjatë viteve dhe është kthyer tashmë në një djalë të rritur, i cili duhet të jetë shoku më i mirë i Invës.

Kujtojmë se Mula ka vendosur ta mbajë larg vëmendjes së rrjeteve sociale jetën e saj private, duke ndarë rrallëherë momente me djalin, njëjtë si dhe babai i tij, kantautori i njohur, Pirro Çako.

https://www.instagram.com/p/CEmPZiEAjcb/

Burimi: Who