Të shumta kanë qenë vajzat shqiptare dhe të huaja të cilat janë bërë nëna në vitin 2020.

Përveç lajmit të pritjes së ëmbël, ai i ardhjes në formë pas shtatzënisë ka qenë më i përhapuri në rrjetet sociale dhe media të ndryshme.

Ajo që duhet kuptuar njëherë e mirë është se çdokush ka metabolizëm të ndryshëm ndaj dhe rezultati pas lindjes nuk është gjithnjë i njëjtë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Këtë na e ka treguar dhe këngëtarja Katy Perry, e cila u bë mama e një vajze me emrin Daisy, me partnerin e saj Orlando Bloom. Vetëm 5 ditë pas lindjes ajo ka publikuar foton më poshtë, ku duken qartësisht shenjat e paslindjes, dhe barku ende i fryrë.

“Flokët dhe makijazhi nga: @rraskaptija”, shkroi Perry me shaka, ndërsa nuk ngurroi të reklamonte prodhuesit e të brendshmeve. Fotoja e saj u prit mirë nga ndjekësit, të cilët e komplimentuan për vërtetësinë e treguar.