Kryeministri Rama më 29 gusht bëri një shënim të gjatë lidhur me debatin për 12 miljet e detit. Në disa mesazhe që përmendi njëri prej tyre ishte ekipi negociator, sipas të cilit varet nga Presidenti.

Ndërsa komenti për Monika Kryemadhin ishte: “Duhet të jesh peshk i trullosur komplet që ta hash karemin se Lulëzim Basha, Ilir Meta dhe Sali Berisha (shyqyr Monika ia ka lënë Peço peshkatarit grepin këtë herë, se është e zënë me skuqje karkalecash me muzikë Desperado:-), po mbrojnë sot nga unë detin që e bënë kos e dhallë, sa herë zunë dybekun me dorë”.

Mesa duket Kryemadhi e provokuar nga ky koment (i kryeministri Rama) ia ka kthyer përgjigjen nga deti me këngën ‘Desperado’ në sfond, ndërsa i drejtohet: “Desperado”, deti është i shqiptarëve, jo i yti”.

Burimi: Tirana Post