Misioni i Lady Gaga-s në MTV Video Music Awards ishte të vendoste maska, por jo vetëm kaq. Edhe të dukej fashion.

Ikona e Pop-it mbajti një fjalim të dielën mbrëma, në show-un që u transmetua online ku tha: “Qëndroni të sigurtë, thoni atë që mendoni. Duket sikur më ka ngecur shiriti këtu, por vendosni maskë. Është shenjë respekti”.

Lady Gaga nuk i hoqi maskat në asnjë moment, as gjatë performancave.

Ajo ndërroi plot 7 veshje dhe sigurisht i kombinoi me aksesorin e ri.

Burimi: Tirana Post