Adele ka festuar karnavalet, por fotoja që postoi në Instagram dje mbrëma ka bërë t`i lakohet emri ngado në rrjete sociale. Këtë herë, më shumë se sa barku i sheshtë, lajm bëri modeli i flokëve të saj në stil afrikan. Mbi to vendosi një flamur xhamaikan.

Reagime pati nga njerëz të zakonshëm, por edhe nga gazetarë të njohur.

“2020-ta nuk mund të ishte më e çuditshme se ka. Adele na solli një përvetësim kulturo që askush nuk ia kërkoi”, shkruan Ernest Owest, gazetar, që shton se e urren ta shikojë këtë gjë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Dikush tjetër shkruan në Twitter se edhe fytyra e Adele, shprehia që ka marrë, tregon se ka diçka gabim në look-un e saj. Të tjerë shkruajnë: “Uroj të jetë fotoshop, s`mund ta besoj”.

Rihanna e ka zgjedhur në një nga kripet e saj këtë model flokësh si për të promovuar kulturën afrikane, por ta përdorësh për maskim karnavalesh, nuk është diçka për duartrokitje.

Burimi: The Wrap