Aktori amerikan, Chadwick Boseman, i njohur sidomos për rolin e tij në filmin “Black Panther” është ndarë nga jeta pak orë më parë. Boseman ishte 43 vjeç dhe vuante prej disa kohësh nga një sëmundje e pashërueshme.

Në çastet e fundit gjendej i rrethuar nga familjarët e tij. E papritur ishte për fansat kjo humbje. Boseman nuk u dorëzua as gjatë ditëve të vështira. Xhirimet e “Marshall” dhe “Da 5 Bloods” janë kryer gjatë kohës që ishte me kimioterapi.

Burimi: BBC