Brad Pitt u njoh me të dashurën e tij aktuale, modelen gjermane, Nicole Poturalski, në restorantin e burrit të saj.

Aktori 56-vjeçar u njoh me pronarin e restorantit, Roland Mary, 68 vjeç, në vitin 2009 kur po xhironte për filmin Quentin Tarantino, “Inglorious Basterds”.

Ai u rikthye në këtë restorant 10 vite më vonë ndërsa promovoi filmin e fundit të Tarantino-s, “Once Upon A Time in Hollywood”. Bëhet fjalë për gushtin e vitit të kaluar, periudhë kur ai u takua edhe me Nicole – e cila ka një ngjashmëri të habitshme me ish-gruan e tij Angelina Jolie. Sipas Daily Mail, ata ranë në dashuri me shikim të parë.

Brad dhe Nicole u njohën në restorantin e burrit të kësaj të fundit dhe aty shkëmbyen numrat. Modelja shkoi në Los Angeles disa javë më vonë për një set fotografik dhe u takua me Brad.

Prej asaj kohe ata janë të dashuruar dhe takohen shpesh së bashku. Ndërkohë Nicole vazhdon të jetë e martuar dhe ka një djalë 7-vjeçar të quajtur Emil, me Roland.

Burimi: Class