Emri i Taynës mori një famë të menjëhershme në Shqipëri e Kosovë. Reperja u bë e famshme që me publikimin e hiteve të para dhe jeta e saj ndryshoi rrënjësisht. Madje, aq shumë saqë tani nuk del dot lirisht si më parë, pa e vrarë mendjen për sytë e njerëzve.

“Nuk kam shumë privatësi, sepse çdo gjë që bëj merret vesh. Ruhem shumë dhe nuk dal shumë me shoqërinë për shembull, ose të pi kafe. Vetëm jashtë, ku s’më njeh askush, por në Kosovë nuk preferoj. Kjo ka ndryshuar më së shumti”, -është shprehur Tayna gjatë një interviste për Prive.

Pas kontratës së shumëpërfolur me gjigantin diskografik, Sony Music, Tayna duket se synon tregun ndërkombëtar. Ajo konfirmoi për Prive se ka disa projekte me artistë të huaj, megjithatë preferoi të mos i zbulonte emrat.